Lajme

“Ruleta ruse” kualifikon Kroacinë, Schmeichel s’i mjafton Danimarkës

Tjetër ndeshje e vendosur pas goditjeve të 11-metërshave. Kasper Schmeichel e meritonte plotësisht të ishte heroi i Danimarkës ndaj Kroacisë, pasi hipnotizoi Luka Modricin në minutën e 117-të nga pikë e bardhe e penalltisë, arriti të priste edhe 2 penallti të tjera pas përfundimit të kohës shtesë, por u tradhtua nga Eriksen, Schone dhe Jorgensen, që gabuan në tentativat e tyre përballë Subasic. Emocione pa fund në këtë takim të orës 20:00, që përcaktoi Kroacinë si kundërshtaren e Rusisë në çerekfinale.

Fillim i vrullshëm i kësaj sfidë të zhvilluar në “Nizhny Novgorod Stadium”, ku pa u mbushur një minutë lojë Danimarka fitoi një goditje këndi dhe pas ekekutimit të saj, falë një rrëmuje në zonë, përfitoi Jorgensen, që kaloi në epërsi Danimarkën.

Reagimi i Kroacisë ishte shumë i shpejtë, me Mandzukic që përfitoi nga një karambol i topit që iu shndërrua në asist, për t’i khyer shumë shpejt reston kundërshtarit (1-1). Mirëpo pas këtij momenti të dyja skuadrat menduan më shumë për të mos pësuar, çka solli dhe rënien e forcës sulmuese. Përtej rasteve sporadike, koha e rregullt përfundoi 1-1.

Minutat shtesë sollën dhe episodin që mund ta kishte mbyllur ndeshjen pa qenë nevoja e “ruletës” së penalltive. Rebic fiton një 11-metërsh, pas ndërhyrjes së gabuar nga pas të Mathias Jorgensen, por Luca Modric hipnotizohet nga Kasper Schmeichel që i kupton krahun dhe e kontrollon me autoritet topin, duke u shtyrë festën kroatëve.

Gjithesi, në ruletën e penallive Subasic arriti të priste 3 penallti përkundrejt 2 tentativave të ndalura nga Schmeichel, me Kroacinë që fitoi të drejtën të vijonte më tej (3-2 me 11-metërsha).

 

Kroacia                                   Danimarka

1 – Badelj gabon                     1 – Eriksen gabon

2 – Kramaric shënon             2 – Kjaer shënon

3 – Modric shënon                 3 – Krohn-Dehli shënon

4 – Pivaric gabon                    4 – Schone gabon

5 – Rakitic shënon                  5 – Jorgensen gabon

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency