Merkato

Rummenigge: Sanchez e ka zgjedhur klubin e ri, por nuk është Bayerni

Alexis Sanchez nuk do të bëhet pjesë e Bayernit të Mynihut në janar apo në fund të sezonit. Konfirmimi vjen nga shefi ekzekutiv i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, i cili zbulon që “kiliani e ka zgjedhur klubin e tij të ri dhe ky nuk është Bayerni”. Sipas drejtuesit të kampionëve në fuqi të Bundesligës, “kjo nuk është ndonjë humbje e madhe, sepse, edhe nëse do të transferohej në “Allinaz Arena”, Sanchez nuk do të mund ta zëvendësonte Robert Lewandowskin, pasi nuk ka karakteristikat e polakut. Fjalët e Rummenigges kanë nxitur hamendësime të shumta për të ardhmen e kilianit, pasi nga klubet e mëdha, favorit për të siguruar shërbimet e tij ka mbetur Manchester City. Gjithsesi, nuk përjashtohet ndonjë lëvizje surprizë, që nuk mungon kurrë në cdo sesion merkatoje.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency