Rusia do organizimin e Euro 2032, ish-kapiteni i Kroacisë: Nuk janë mirë nga trutë!
Darijo Srna u aktivizua për 15 sezone radhazi me Shakhtar Donetsk, teksa prej verës së vitit 2020 mban postin e drejtorit sportive të 13 herë kampionëve të Ukrainës.
Rusia ka paraqitur kandidaturën zyrtare për të organizuar Euro 2028 ose Euro 2032, edhe pse FIFA dhe UEFA kanë pezulluar kombëtaren dhe klubet ruse nga kompeticionet ndërkombëtare.
Ish-kapiteni legjendar i Kroacisë, e ka komentuar me tone të ashpra kandidaturën ruse për të organizuar Europianin: “Nuk arrij ta besoj se kanë hedhur kandidaturën.
Ata duhet të jenë të gjithë në burg për atë që kanë bërë. Kanë ikur nga mendja, ndoshta bëjnë shaka ose thjesht jetojnë në botën e tyre, pasi u bë kohë që jetojnë të izoluar”, deklaroi Srna.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



