Premier League

Ryan Giggs: Gati të marr drejtimin e Evertonit apo të Leicesterit

Legjenda e Manchester United dhe e Kombëtares së Uellsit, Ryan Giggs, është gati të marrë drejtimit Leciester City-t ose të Evertonit, dy skuadra që brenda pak ditësh kanë shkarkuar trajnerët respektivë, Craig Shakespeare dhe Ronald Koeman. Giggs ka qenë ndihmës Louis van Gal, kur holnadezi drejtonte “Djajtë e Kuq”.

“Jam i interesuar për t’i drejtuar këto dy klube. Gjithmonë e kam thënë se jam i hapur për të biseduar me skuadra që kanë projekt serioz. Gjithsesi, ka shumë trajnerë të mirë në qarkullim që mund të emërohen në këtë detyrë.”

43-vjecari nuk ka qenë pjesë e një klubi të madh që kur mbylli karrierën 29-vjecare në radhët e Manchester United. Uellsiani preferoi të bëntë një vit pushim, por gjithmonë ka qenë i interesuar për të vijuar karrierën si trajner në një skuadër ambicioze.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency