Serie A

“Sa bukur të jem pjesë e Interit”, Gosens: Newcastle? Do siguroja gjithë fisin me aq shumë para

Robin Gosens la Atalantën për t’u transferuar tek Interi në merkaton e dimrit. Kampionët në fuqi të Italisë kanë huazuar anësorin e majtë të kombëtares gjermane deri në fund të sezonit, me opsionin e blerjes së tij për shumën e 25 milionë eurove.

27-vjeçarin e tentoi edhe Newcastle. “Qymyrxhinjtë” i ofronin një pagë shumë më të lartë, por Interi ishte zgjedhja e tij e parë. “E mendova ofertën e Newcastle, por kurrë nuk e mendova realisht transferimin tek ai ekip”, deklaroi Gosens për Kicker.

Lojtari më i ri i ekipit të Simone Inzaghit, tregohet i sinqertë në prononcimin e tij. “Më duket shumë njerëzore të mendohesh për një propozim të tillë: të fitosh shumë më tepër para në një vend tjetër, ndërkohë që bën të njëjtën punë.

Më thoni nëse ka ndonjë lojtar tjetër që do të përgjigjej thjesht: ‘jo, faleminderit’ Nuk bëhet fjalë vetëm për mua, ndoshta do të kisha mbajtur disa breza të familjes time me gjithë ato para.

Transferimi tek Interi është i mrekullueshëm, është shumë bukur të jem këtu. Atalanta më bleu për një milionë euro dhe më shiti për një shumë të konsiderueshme, duke përfituar prej meje”, deklaroi Gosens.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency