Itali

Sa shumë emra! Zbulohet lista e Juves për merkaton

Strategjitë e Juventus për merkaton sillen rreth një liste që mban 25 emra lojtarësh. Mediat në Itali theksojnë se pjesë e kësaj liste janë disa nga emrat më të mirë të momentit në futbollin europian.

Një prej tyre padyshim është Antonio Rudiger, kontrata e të cilit me Chelsean është drejt përfundimit. Mundësia për të nënshkruar me një prej mbrojtësve më të mirë në Europë e magjeps “Zonjën e Vjetër”, por me gjermanin ka për ta pasur punën pak të vështirë, kjo pasi në garë për të janë edhe Real Madrid e Bayern Munich.

Një tjetër lojtar që Juve dëshiron ta marrë nga “shtëpia e bluve” është Emerson Palmieri, i cili aktualisht është i huazuar te Lyoni.

Më pas në listën e Juventus janë edhe Nicolo Zaniolo i Romës si dhe Davide Frattesi, i cili aktualisht luan për Sassuolon, megjithatë do të jetë merkato e ardhshme që do të zbulojë nëse Juve do ia dalë të forcohet me këta dhe emra të tjerë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency