Sa shumë histori në fanellën e tretë të Bolognas(Foto)
Bologna e Sinisa Mihajlovic e cila në këtë sezon ka në përbërë edhe lojtarë me emër të madh si dy ish-interistët Palacio e Medel, ish mesfushorin e Milanit dhe Interit Poli edhe edhe emra të rëndësishëm si Orsolini, Soriano e Sansone, ka prezantuar fanellën e tretë e cila është e gjitha jeshile. Një zgjedhje disi e çuditshme kjo e drejtuesve të klubit kuqeblu por që është bërë me një arsye të veçantë për të kujtuar fanellën e vitit 1925 që përkon edhe me titullin e parë kampion të fituar nga Bologna. Me një stemë të veçantë që i dedikohet 110 vjetorit të klubit, fanella e tretë e Bolognas e prezantuar sponsori Macron kompletohet nga pantollona dhe geta në ngjyrë të zezë.








