Sa shumë largime, Napoli në “hall” për kapitenin e ri
Pas largimeve të Lorenzo Insigne, Dries Mertens dhe Kalidou Koulibaly, Napoli i Spalletti-t ka nisur të mendojë për kapitenin e skuadrës në sezonin e ri.
Në ndeshjet miqësore të zhvilluara në prag të sezonit të ri, shiriti i kapitenit ka kaluar te Giovanni Di Lorenzo, i cili shihet si pasuesi i Insignes.
Di Lorenzo nuk ka vetëm simpatinë brenda grupit, por edhe të tifozerisë napolitane dhe me shumë mundësi do të jetë ai kapiteni i Napolit duke nisur nga sezoni i ri, 2022-2023.
Vendimi ende nuk është marrë, ndërsa pritet që fjalën e fundit ta thotë trajneri Spalletti sa i përket kësaj çështje.
28-vjeçari është pjesë e Napolit nga sezoni 2019-2020, kohë kur u largua nga Empoli dhe numëron 137 ndeshje dhe 8 gola.



