Kategoria Superiore

Sa shumë mungesa, Luftëtari pa 4 titullarë ndaj Teutës!

Mbijetesa për Luftëtarin kalon edhe nga sfida e kësaj fundjave ndaj Teutës në Niko Dovana. Një ndeshje në të cilën bluzinjtë do të zbresin pa 4 lojtarë të rëndësishëm sidomos në prapavijë. Portieri Edvan Bakaj i cili ka fituar balotazhin me Ruçin në javët e fundit duke bërë paraqitje të shkëlqyera ndjen disa probleme në stomak dhe pritet të mungojë në duelin e së shtunës ndaj Teutës. Edhe mesfushori dhe njëkohësisht kapiteni Behar Ramadani nuk ja ka dalë të rikuperohet në kohë dhe do të jetë një tjetër mungesë e rëndësishme për trajnerin Ahmataj. Ashtu siç pritet të jenë edhe mungesat e dy mbrojtësve Rustem Hoxhës dhe Oltion Rapës. Të dy kanë probleme me ligamentin e gjurit dhe pritet të mungojnë disa javë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency