Sa shumë pretendentë për meksikanin Hector Herrera
Të gjithë në garë për shërbimet e Hector Herreras. Real Madridi, Roma dhe Interi do të bëjnë maksimumin gjatë merkatos së janarit për të arritur te meksikani, kontrata e të cilit me ekipin e Portos skadon qershorin e ardhshëm. Sipas mediave angleze, 28-vjeçari me shumë mundësi nuk do të pranojë rinovimin e kontratës me portugezët dhe “lufta” për të do të ndizet edhe më shumë pasi në garë për kartonin e Herrera është futur edhe Arsenali.



