Merkato

Sabatini konfirmon Mihaljovic dhe “i shkel syrin” Lamelës

Sinisa Mihajloviç është në muajt e fundit të kontratës me Bolognën, por drejtori sportiv i klubit emilian, Walter Sabatini zbulon se tekniku serb do të konfirmohet dhe se skuadra do të provojë të ngrejë nivelin për vitin e ardhshëm.

“Me Sinisën nuk kemi asnjë problem, pasi e kemi mbështetu vazhdimisht dhe jam i bindur që do të rinovojë. Na bashkon mënyra se si e shohim futbollin, ndaj mendojmë se është njeriu i duhur për t’i besuar projektin e klubit”, tha Sabatini.

Sa i përket merkatos, shumë të rinj të talentuar kanë përfunduar në orbitën e klubeve të tjera në Itali, por Sabatini pranoi se do të largohen vetëm një ose dy lojtarë dhe zbuloi se është në kërkim të futbollistëve me eksperiencë për të përforcuar grupin.

“Do të mbajmë në ekip më të mirët, pasi do të largohet vetëm një ose maksimumi dy nga ekipi aktual. Ndërkohë po kërkojmë profile si Erik Lamela, për ta afruar për sezonin e ardhshëm. Kemi nevojë për futbollistë me eksperiencë, që të rritim nivelin dhe objektivat e skuadrës”, u shpreh Sabatini.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency