Kategoria Superiore

Sadedini: Komplimente futbollistëve, pushimi vjen në kohën e duhur

Intervista e trajnerit të Flamurtarit, Dritan Sadedini, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes ku vlonjatët morën një pikë falë barazimit 2-2 ndaj Tiranës.

Sa ju kënaq ky barazim i vuajtur sot?
Pika më kënaq, por mendoj se pati dhe një reagim pozitiv nga ekipi. Ndryshuam skemën dhe çunat besuan tek goli deri në fund, ndaj i përgëzoj.

Tani ka sërish pushim. A besoni se mund të përmirësoni diçka gjatë kësaj kohe?
Ky pushim vjen në momentin e duhur për skuadrën. Do të bëjmë një ditë pushim dhe më pas do të shtojmë ngarkesat, pasi ekipi ka nevojë për të përmirësuar gjendjen fizike.

Pati ndonjë ngacmim nga kampi i Tiranës që morët barazim?
Unë Ardin e kam vëlla dhe e kam shok fëmijërie. Nuk ka nga këto ndërhyrje. Ne që luajmë futboll, jemi armiq jashtë saj jemi miq e vëllezër. Nuk pati ndërhyrje dhe me këtë pikë arritëm qëllimin

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency