Serie A

Salernitana emëron trajneri e ri, i treti për Frederic Veselin

Salernitana nuk ka humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri. Klubi italian shkarkoi Stefano Colantuonon pas barazimit ndaj Genoas. 59-vjeçari mori drejtimin e ekipit në javën e nëntë, duke zëvendësuar Fabrizio Castorin, por aventura e tij zgjati pak.

Drejtuesit e klubit nga Salento kanë zgjedhur Davide Nicolan si trajnerin e ri. Për këtë rol u përfol edhe emri i Andrea Pirlos, por drejtimi i Salernitanës iu besua 48-vjeçarit, i cili ka firmosur ditën e sotme dhe ka drejtuar seancën e parë stërvitore.

Nicola ka drejtuar skuadra si Udinese dhe Torino, teksa mbahet mend për mrekullinë me Crotonen në 2016/2017, sezon ku ia doli të mbante skuadrën në Serie A.

Të njëjtën gjë shpresojnë edhe te Salernitana, që renditet në vend të fundit, 8 pikë larg shpëtimit. Nicola do të jetë trajneri i tretë për Frederic Veselin, autor i tetë ndeshjeve në kampionat me Salernitanën.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency