Kategoria Superiore

Sali zbulon sekretin e penalltisë së pritur: Ja si e kuptova krahun e goditjes

Për lojtarin e ndeshjes Kastrioti-Egnatia, portierin Edmir Sali, fitorja ndaj rrogozhinasve ishte shumë e rëndësishme për ta, ndërsa falenderoi ekipin për punën e bërë.

Duke folur për emisionin “Gol pas Goli” ai theksoi se Krasniqi i kishte goditur një penallti, por këtë herë e studioi mirë dhe e ndali.

Pritja e penalltisë, e para në këtë sezon, sa ndikoi ky sukses? “Ky sukses ishte tepër i rëndësishëm për ne, ishte fitore karakteri, dua ta falenderoj gjithë ekipin për punën e bërë.”

A ishte e vështirë ta studioje Krasniqin përpara se të prisnit penalltinë?Falenderimet i takojnë zotit në radhë të parë, Krasniqi më ka goditur dhe një penallti tjetër që për pak e kam pritur dhe këtë e pash se ku do godiste dhe ia dola ta ndaloja.”

Ku do jeni sezonin e ardhshëm?Këtë se di ende, por e kam mendjen te ndeshja e radhës, tani nuk kam asnjë ofertë, por jam i fokusuar vetëm te ndeshja e radhës.”

Ka ndonjë dedikim për këtë fitore?Këtë fitore ia dedikoj të gjithë çunave të ekipit, pasi jemi shumë të afërt si një familje dhe këtë fitore ia dedikoj ekipit tim.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency