Futboll

Salihi nuk harron zakonin, e nis vitin me gol

Hamdi Salihi e ka nisur me gol vitin 2018 te skuadra e tij, Vienner Neustadt, në Ligën e dytë austriake. Skuadra e sulmuesit shkodran fitoi 0-3 në transfertën ndaj FAC Wien, teksa Salihi gjeti rrjetën në minutën e 28’, duke shënuar golin e 3-të të sfidës.

Skuadra e tij e nisi pjesën e dytë të sezonit, më 23 Shkurt, në humbjen 2-1 ndaj Lustenaut, por sulmuesi shkodran mungoi në atë sfidë, pasi kishte plotësuar numrin e kartonëve.

Neustadt është aktualisht në vendin e dytë të renditjes, me 42 pikë dhe është një nga pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në Bundesligën austriake, sezonin e ardhshëm.

Natyrisht që lideri i skuadrës austriake, është pikërisht Hamdi Salihi, që po shijon një rini të dytë, me 16 gola të shënuar dhe një asist, kuj janë luajtur vetëm 22 takime.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency