Kombëtare

Salihi: Nuk ka rëndësi kush luan, japim më të mirën

Intervista e Hamdi Saliit në “Kuqezi”, para startit të ndeshjes me Poloninë…
Na shpjegoni pak zgjedhjet e trajnerit Reja…
Pavarësisht lojtarëve që janë në fushë, jemi munduar të bëjmë një formacion që të rrijë në ekuilibër dhe të përballet sa më mirë me kundërshtarin. Të gjithë lojtarët që janë këtu, kanë treguar se mund të bëjnë mirë, ndaj shpresoj që edhe sot ky formacion të na rezultojë i suksesshëm.
Si mund të ndalet Lewandowski?
Ai është një sulmues shumë i mirë, por mund ta ndalim vetëm nëse luajmë si grup. Vetëm nëse bëjmë mirë në bllok, mund të izolojmë atë dhe të shohim përpara.
Pse mungon Balliu?
Balliu nuk është në dispozicion për arsye dëmtimi. Nëse do t’i kishim të gjithë në dispozicion, do të kishim një armë më shumë, por do të luajmë me këta që kemi në dispozicion, pa qarë për ata që mungojnë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency