Futboll

Salihi nuk ndalet, ngjit Wiener Neustadt në krye

Goli i 14-të sezonal i Hamdi Salihit ngjiti Wiener Neustadt në krye të ligës së dytë austriake, me skuadrën kryeqytetase që falë bomberit shkodran hodhi një tjetër hap të sigurtë drejt ngjitjes në Bundesligën austriake për sezonin e ardhshëm. Salihi rezultoi përcaktues edhe në transfertën ndaj Wattens teksa në minutën e 83-të përfitoi nga një top i mbetur në limitet e zonës duke realizuar golin e fitores 0-1 për Wiener Neustadt që me këtë sukses la pas Riedin në renditje dhe tashmë kryeson e vetme në kuotën e 33 pikëve. Salihi po kalon një rini të dytë në Austri teksa në 16 javë kampionat ka realizuar 14 gola dhe kryeson bindshëm listën e golashënuesve.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency