Futboll

Salihi rikthehet te goli, Neustadt te fitoret dhe kryesimi

Hamdi Salihi është rikthyer te goli, në fitoren me goleadë të skuadrës së tij, Vienner Neustadt, 6-3 ndaj BW Linz-it. Sulmuesi shkodran shënoi golin e 3-të të skuadrës së tij, në minutën e 35-të dhe riktheu në avantazh Neustadt-in, duke e çuar rezultatin përkohësisht 3-2.

Salihi luajti për 90 minuta në këtë takim, ndërsa me golin e sotëm, shkoi në kuotën e 15 rrjetave, duke kryesuar listën e golshënuesve. Edhe skuadra e tij Neustadt, përveçse u rikthye te fitorja pas 3 takimesh, mori edhe kreun e klasifikimit, duke përfituar nga hapat fals të rivalëve të saj.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency