Futboll

Salihi shkëlqen, shënon me “Panenka”

Lojë, spektakël dhe gola të mrekullueshëm. Hamdi Salihi është kthyer në protagonist absolut te Neustadt, në këtë fillim sezoni të kategorinë e dytë austriake.

Sulmuesi shkodran shënoi edhe në sfidën e radhës, ku skuadra e tij fitoi derbin me AFC Vjenë me rezultatin 3-0. Salihi zhbllokoi ndeshjen me 11-metërsh të ekzekutuar me stilin “Panenka”.

Një gol që shërbeu jo vetëm për të kaluar Neustadt në avantazh, por ndikoi edhe në aspektin psikologjik, me ekipin e ish-sulmuesit kuqezi që që realizoi edhe dy herë të tjera me Miesenböck dhe Stefel.

Falë paraqitjeve të shkëlqyera të Salihit, Neustadt kryeson kampionatin me 15 pikë të plota, pas pesë fitoreve në po kaq ndeshje të luajtura në startin e këtij edicioni.

Me katër gola të realizuar deri më tani, 33-vjeçari kryeson listën e golashënuesve përkrah Meusburger, ndërsa skuadra nga Vjena ëndërron ngjitjen në elitën e futbollit austriak.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency