Kombëtare

Salihi: Sot luajmë me organikën e planifikuar, na mungon vetëm Lenjani

Formacioni i zgjedhur për të luajtur me Estoninë mbrëmjen e sotme, sipas ish-futbollistit të kombëtares Hamdi Salihit është ajo e cila ishte planifikuar.

Duke folur për emisioni “Kuqezi”, zv.trajneri i përfaqësueses shtoi se Emra si Vrioni e Seferi do luajnë që nga fillimi sonte, pasi e kanë treguar që janë në formë.

Ndeshja me Estoninë:Është një ndeshje nga e cila kemi mundësi për të parë disa lojtarë të rinj që i kemi pasur gjithmonë në listë, por nuk i kemi provuar në ndeshje zyrtare, apo lojtarë që i kemi pasur në stol.”

Hoxhallari në formacion:Kishim edhe Lenjanin, që ka kaluar gjendje gripale ishte planifikuar për formacion, edhe Hoxhallari ka qenë pjesë e jona, por s’ka pasur mundësi apo minuta të mjaftueshme që ta aktivizonim dhe sot iu dha mundësia.”

A ishte kjo organika e planifikuar që në fillim për ndeshjen me Estoninë apo këta lojtarë mbetën? “Kjo ishte organika që do kishim në ndeshje me Estoninë, përveç Lenjanit dhe Roshit, i cili u dëmtua dhe duhej të largohej.”

Vrioni dhe Seferi a meritojnë më shumë minuta?  “Të dy janë lojtarë që kanë bërë sezon të mirë, ndaj edhe kam marrë ftesë për të qenë pjesë e grupit. Se4feri luajti në Islandë nga fillimi, Vrioni hyri nga stoli sot do luajë nga fillimi, minutazhi është shpërndarë në mënyrën e duhur.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency