Salvattore Ciullo drejt stolit të Kamzës
Kamza ka gati trajnerin e ri. Klubi nga periferia e kryeqytetit që pas shkarkimit të trajnerit Klodian Duro, për shkak të mungesës së rezultateve, ka mbetur pa trajner, me skuadrën që momentalisht po stërvitet nga trajneri i portierëve Bledi Vashaku. Gjithsesi, duket se kjo situatë nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë, pasi në faqen zyrtare të Kamzës përmendet emri i italianit Salvattore Ciullo.
Në postim shkruhet së marrëveshja është në hapat e fundit dhe se shumë shpejt mund të vijë zyrtarizimi. Stefano Ciullo më herët ka drejtuar në Itali Juve Stabian. Për 50-vjeçarin, që shumë shpejt do të ulet në stolin e Kamzës, do të jetë përvoja e parë si trajner jashtë Italisë. Sezoni për Kamzën nuk ka nisur mirë me skuadrën që shkarkoi pas vetëm tre takimesh Bledar Devollin, teksa i fundit për shak të mungesës së rezultateve pozitive u shkarkua nga detyra Klodian Duro.



