Serie A

Salvini: Gattuson e adhuroj! Do ta ftoj për darkë, por pa praninë e …

Zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini dhe trajneri i Milanit, Genaro Gattuso, kanë shkëmbyer shpesh polemika në distancë, pasi i pari njihet si një tifoz i kuqezinjve dhe jo rrallë ka kritikuar teknikun për zgjedhjen e tij.

Megjithatë në një intervistë, Salvini ka treguar se e adhuron Gattuson dhe se do ta ftojë në një darkë, në fund të këtij muaji, pasi të kenë përfunduar zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe kampionati italian i futbollit.

“E adhuroj Gattuson dhe do ta ftoj më 27 maj për një darkë me bazë peshku, në restorantin e tij të mrekullueshëm. Atëherë do ketë përfunduar kampionati, por edhe zgjedhjet për Parlamentin Europian, ndaj të dy do të jemi të qetë për të folur”, tha zv. kryeministri, i cili shtoi më pas me humor, se mesfushori francez Bakayoko, nuk do të jetë i ftuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency