Merkato

Samp kërkon një tjetër lojtar pa kontratë, ofertë ish mbrojtësit të Monaco

Dy javë më parë Sampdoria nënshkroi me Andrea Bertolaccin, që ishte futbollist i lirë dhe mesfushori mori menjëherë një fanellë titullari ndaj Romës, duke zhvilluar një 90-minutësh mjaft të mirë dhe duke merituar komplimentet e drejtuesve.

Pikërisht për këtë arsye, te gjenovezët kanë filluar të mendojnë për të tjerë futbollistë pa kontratë dhe së fundi kanë nisur kontaktet me mbrojtësin 35-vjeçar italian, Andrea Raggi, i cili është pa skuadër, pasi mbylli bashkëpunimin me Monacon.

Nëse marrëveshja do të mbyllet me sukses, atëherë do të kemi të bëjmë me një rikthim të Raggit te Sampdoria, pasi mbrojtësi ka veshur fanellën e gjenovezëve edhe në gjysmën e dytë të sezonit 2008-2009, i huazuar nga Palermo.

Atëherë futbollisti luajti 13 ndeshje me Sampin, por nuk arriti të bindë drejtuesit për blerjen përfundimtare, megjithatë në vitet në vijim karriera e Raggit erdhi në rritje dhe vetëm me Monacon arriti të luajë më tepër se 160 takime.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency