Sampaoli i pakënaqur u bën presion drejtuesve të Santos!
Cikli i Jorge Sampaoli te Santos nuk ka nisur mirë. Trajneri argjentinas i cili firmosi më 13 dhjetor për 2 sezone me klubin brazilian ka kritikuar drejtuesit të cilët nuk e kanë informuar për një krizë financiare të klubit duke bërë të pamundur afrime cilësore në merkato. Deri tani Santos ka afruar vetëm venezuelianin Yeferson Soteldo dhe Sampaoli e tha hapur se po të ishte informuar për këtë situatë ndoshta edhe nuk do të kishte firmosur me klubin brazilian. Një deklaratë e tillë vjen edhe për të rritur presionin për drejtuesit të cilët ende nuk kanë zëvendësuar të larguarit Gabigol dhe Rodrygo.



