Futboll

Sampaoli le sërish jashtë Higuainin, grumbullohen Icardi e Dybala

Trajneri i Argjentinës Jorge Sampaoli ka publikuar listën me futbollistët që do të grumbullohen për dy takimet miqësore të nëntorit, ndaj Rusisë dhe Nigerisë. Në listë mungon sërish emri i bomberit të Juventusit, Gonzalo Higuain, edhe pse ky i fundit ka treguar një formë për t’u admiruar në takimet e fundit me bardhezinjtë, ndërsa mesfushori i Milanin, Lucas Biglia është lënë jashtë për shkak të dëmtimit.

Rithehet në grumbullim sulmuesi i Manchester City-t, Sergio Aguero, ndërsa është konfirmuar edhe kapiteni i Interit, Mauro Icardi. Argjentina do të përballet me organizatoren e botërorit, Rusinë më 11 nëntor dhe 3 ditë më pas me Nigerinë.

Ja lista e plotë e futbollistëve të thirrur nga Sampaoli:

Portierë: Romero, Guzman, Marchesin
Mbrojtës: Mascherano, Fazio, Mercado, Otamendi, Pezzella, Insua
Mesfushorë: Salvio, Banega, Acuña, Paredes, Rigoni, Kranevitter, A. Gomez, Perotti, E. Perez, Belluschi
Sulmuesë: Messi, Aguero, Icardi, Di Maria, Dybala, Pavon, Benedetto

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency