Serie A

Sampdoria shkatërron Crotonen e Ajetit

Sampdoria ka marrë një fitore të thellë, 5-0 ndaj Crotones, skuadër ku aktivizohet edhe Arlind Ajeti. Mbrojtësi i kombëtares ishte në një formë mjaft të dobët sot, ndaj në përfundim të pjesës së parë, u la në dhomat e zhveshjes nga trajneri i Crotones.

Sampdoria kaloi në avantazh me Ferrarin në minutën e 3-të, ndërsa më pas Quagliarella dhe Caprari e çuan në 3-0 rezultatin e pjesës së parë. Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën tablo, me vendasit që shënuan edhe dy herë të tjera me anë të Linetty dhe Koënacki.

Kjo ishte ndeshja e parë e javës së 9 të Serisë A, ndërsa Sampdoria është ngjitur përkohësisht në vendin e 5-të, me 17 pikë. Kampionati italian do të vijojë me ndeshjen Napoli-Inter, sontë në orën 20:45 dhe do të transmetohet nga Supersport 2.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency