Sampi kërkon përforcime, pranë firmës me ish mesfushorin e Milanit
Sampdoria e ka nisur sezonin me mjaft probleme, teksa në 6 javët e para numëron vetëm një fitore dhe plot 5 humbje, duke u renditur në vendin e fundit, ndërsa trajneri Di Francesco ndjen se organika e skuadrës së tij nuk është tërësisht e kompletuar.
Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e klubit po punojnë për të afruar në skuadër mesfushorin italian Andrea Bertolacci, i cili është një futbollist i lirë, pasi në fund të sezonit të kaluar i përfundoi kontrata me Milanin.
Pikërisht për këtë arsye mesfushori mund t’i bashkohet menjëherë Sampit dhe të shfrytëzojë ndërprerjen e kampionatit për të rigjetur formën më të mirë e për t’u vënë në dispozicion të Di Francescos që nga fundjava e 19 tetorit.
Andrea Bertolacci, tashmë në moshën 29-vjeçare, ka një eksperiencë të madhe në Serinë A, pasi përveç Milanit, ka veshur edhe fanellën e Genoas e Lecces, ndërsa tani mund të kalojë në anën tjetër të Gjenovës, me fanellën e Sampit.



