Samuel Eto’o “bën kryqin” për Mourinhon: I vetmi që mund ta bëjë Romën kampione
Samuel Eto’o ishte një nga lojtarët më besnikë të José Mourinhos kur të dy ishin pjesë e Interit, kamerunasi si sulmes dhe portugezi si trajner. Eto’o ishte një element kyç i zikaltërve për aftësinë e tij për t’u përshtatur në role të ndryshme (për një periudhë ai luajti madje si lojtar krahu dhe ishte një nga protagonistët e triumfit të të trefishtë. Eto’o, duke folur për spanjollen “Marca”, komentoi edhe epokën e re të “Special One” në Rimë.
“Mourinho është fenomen. Është i vetmi i aftë për ta bërë Romën kampione të Italisë pas një kohe të gjatë”.
Eto’o, i gatshëm për t’u “sakrifikuar” për Mourinhon jo vetëm në fushën e gjelbër. Trajneri portugez duket se i ka lënë mbresa edhe pse koha e bashkëpunimit ka qenë relativisht e shkurtër.



