San Paolo në zi, tifozët e Napolit i bëjnë homazhe Maradonës!
Homazhe në ambientet rreth e përqark stadiumit San Paolo në nder të legjendës argjentinase Diego Armando Maradona. Lule, qirinj dhe shumë pankarta me fotot e Diego janë shpalosur nga tifozët e shumtë të Napolit në nder të njeriut që ka udhëhequr të kaltrit drejt fitimit të titullit kampion në Serie A për herë të fundit. Ditën e sotme mijëra njerëz kanë rrethuar stadiumin në qytetin napoletan, i cili tashmë pritet që të marrë emrin e ish-numrit 10. Maradona tashmë është në botën tjetër, por Napoli nuk do t’a harrojë kurrë këtë person, i cili për vite me radhë e dërgoi ekipin në majat e futbollit italian dhe jo vetëm.



