Premier League

Sanchez gjen golin e parë si ‘djall’, Ramsey bën tripletë ndaj Evertonit

Manchester United është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur 2-0 skuadrën e Huddersfieldit në shtëpi. Romelu Lukaku zhbllokoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Sanchez shënoi edhe golin e parë me fanellën e djajve.

Sulmuesi Kilian fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi vetë, por topin e dërgoi në rrjetë, vetëm pasi u grushtua nga portieri. Me këtë fitore, United ngushton në 13 pikë distancën nga City, që gjithsesi është shumë e madhe, pasi kanë mbetur vetëm 12 javë deri në fund të sezonit.

Swansea, pasi mposhti me radhë Liverpoolin dhe Arsenalin, arriti të marrë edhe një barazim të rëndësishëm në transfertën ndaj Leicesterit, me rezultatin 1-1.

Goli i Xherdan Shaqirit që në minutën e 5-të nuk i shërbeu Stokes, që të marrë të paktën një pikë në transfertën ndaj Bournemouthit, pasi vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, duke fiksuar rezultatin final 2-1.

Arsenali ka shkatërruar Evertonin me rezultatin e thellë 5-1, duke lënë pas rezultatet negative të javëve të fundit. Aron Ramsey ishte hero në këtë takim me plot 3 gola të shënuar, ndërsa gjeti rrjetën edhe blerja më e re, Aubameyang, por edhe mbrojtësi Koscielny. Vendasit ishin të papërmbajtshëm veçanërisht në pjesën e parë, kur edhe shënuan 4 nga 5 golat.

Në takimet e tjera, Brighton mposhti West Hamin me rezultatin 3-1, ndërsa Southamptoni triumfoi në transfertën ndaj West Bromit me rezultatin 2-3.

City ndalet nga surpriza e sezonit

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency