Angli

Sanchez i jep fitoren Tottenhamit në limit, Watfordi pranë zonës së rënies

Tottenhami i Antonio Contes e nis vitin me fitore. Spurs-at triufuan 0-1 në fushën e Watfordit me një gol të shënuar në minutat shtesë në këtë derbi të Londrës. Në fakt, ishte edhe një derbi trajnerësh italianë, pasi kundërshtar i Contes në pankinë ishte veterani Claudio Ranieri.

Një sfidë e dominuar nga Tottanhami, që mbajti 74% të zotërimit të topit, por goli do të vinte “in extremis”, me autor Sanchez, pas ekzekutimit të një goditjeje të lirë nga Son Heung-Min. Një humbje e hidhur për Watfordin, e shtata radhazi në Premier League, që e afron më shumë me zonën e rënies. Spurs-at me këtë sukses shkojnë në kuotën e 33 pikëve, vetëm dy më pak se Arsenali që mban vendin e katërt, të fundit që të çon në Champions.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency