Merkato

Sanchez pranë largimit, Arsenali e zëvendëson me Lemar?

Arsenal hap thesin. Topçinjtë e Londrës sipas të gjitha gjasave do të heqin dorë nga shërbimet e sulmuesit Alexis Sanchez. Kjo edhe për faktin se ofertat në drejtim të tij kapin një shumë të konsiderueshme, por edhe vetë lojtari e dëshiron largimin. Një gjë të tillë në mnëyrë indirekte Sanchez e ka shprehur në jo pak raste. Tentativat e Arsene Ëenger për ta mbajtur futbollistin, nuk po funksionojnë, me kilianin që e tashmë e ka bërë të qartë se ky do të jetë sezoni i fundit i tij me fanellën e Arsenal, ndoshta lamtumira mund të vijë që në merkaton e dimrit. Sidoqoftë drejtuesit e klubit londinez, nuk do të qëndrojnë duarkryq duke lënë bosh hapsirën që do të krijojë largimi i sulmuesit. Në verë tekniku i Arsenalit, Arsene Wenger shprehu hapur vullnetin e tij për të transferuar mesfushorin e Monacos, Thomas Lemar. Për 22-vjecarin tratativat mes palëve ishin konkrete, por akordi nuk u arrit kurrë për shkak të shumës që ofronte Arsenali. Ndërkohë këtë herë situata është krej ndryshe. 90 milionë euro për Monacon në këmbim te Lemar. Shuma që do të ofrohet pritet ti japë një tjetër rrjedhë bisedimeve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency