Itali

Sanchez pranë Milan, komenti i dyshimtë i Maignan

Renato Sanchez ende nuk ka vendosur për të ardhmen, ndërsa nga Milan janë futur në lojë për ta bindur edhe lojtarët, duke qenë se për kartonin e mesfushorit në garë është edhe Paris Saint-Germain.

Pas Rafael Leaos, i cili disa javë më parë e kishte ngacmuar në rrjetet sociale, duke i dedikuar dy emoji “kuqezi”, dje ishte radha e portierit Maignan për ta “bindur”.

Në një foto të publikuar nga portugezi duke u stërvitur me fanellën e Lille, Majk komentoi: “E kuqja të shkon ty”. Një ftesë e hapur që Sanchez t’i bashkohet Milan-it dhe jo PSG-së.

Ndërsa është duke u punuar për afrimin e De Ketelaere, Milan vijon të tentojë edhe afrimin e Sanchez, ndonëse në heshtje.

Megjithatë do të jetë mesfushori ai që do të zgjedh mes bashkimit me kampionët e Italisë apo me kampionët e Francës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency