Santos nuk mendon për Italinë: Kemi një finale tjetër më parë
Fundi i muajit mars do të jetë tepër impenjativ për Portugalinë. Kombëtarja luzitane do të sfidojë Turqinë në shtëpi (24/25 mars).
Nëse fiton, skuadra e Santos më pas luan sërish në Portugali (28/29 mars) kundër fituesit të çiftit Itali-Maqedonia e Veriut.
Trajneri Fernando Santos foli rreth shortit të fazës “play-off” të Botërorit Katar 2022, duke iu gëzuar faktit që djemtë e tij do të kenë mbështetjen e madhe të tifozëve.
“Në fillim duhet të mendojmë për Turqinë, duhet të fitojmë ndaj tyre, pasi ajo është ndeshja më e rëndësishme. Më pas do të mendojmë për finalen.
Le të marrim gjërat pozitive të këtij shorti. Për shembull, është një gjë shumë e mirë fakti që do t’i luajmë të dy ndeshjet në shtëpi.
Kështu shmangim edhe udhëtimët e lodhshme në transferta, një faktor që ndikon shumë në dy ndeshje të afërta me njëra-tjetrën”, deklaroi Santos.



