Sara Carbonero shkëlqen në mbrëmjen gala të Portos
Ishte Sara Carbonero, gazetarja e famshme sportive ylli i mbrëmjes gala të organizuar nga drejtuesit e Portos. Bashkëshortja e portierit Iker Casillias shkëlqeu në tapetin e kuq përkrah partnerit të saj për të cilin sëfundmi po flitet shumë në media për një largim të mundshëm nga skuadra portugeze. Sara Carbonero dhe Iker Casillias kanë lidhur kurorë me njëri-tjetrin në vitin 2016 dhe aktualisht kanë 2 fëmijë. Gazetarja spanjolle dhe ish portieri i kombëtares “La Roja”, janë një nga çiftet më mediatikë në gadishullin iberik.














