Serie A

Sarri: CR7? Me mua shënoi më shumë gola, ajo që i kërkoja i dukej absurde

Drejtuesit e Juventusit i besuan stolin Maurizio Sarrit në verën e vitit 2019, por aventura në Torino zgjati vetëm një vit për 63-vjeçarin. Trajneri napolitan fitoi titullin kampion, por një sukses i tillë nuk ishte i mjaftueshëm për t’u konfirmuar në pankinë.

Skuadra bardhezi dështoi në Champions League, loja e bukur që pritnin tifozët nuk erdhi kurrë, problemet ishin më shumë se një, teksa Juventusi filloi të humbiste edhe grintën karakteristike.

Sarri sot drejton Lazion, teksa ka kujtuar periudhën te “Zonja e Vjetër” dhe Cristiano Ronaldon. Ky i fundit shënoi 31 gola në Serie A gjatë sezonit që Juventusi drejtohej nga Sarri, por nuk preferonte të luante në majë të sulmit.

Viti në të cilin Cristiano shënoi më shumë gola në Itali ishte me mua. Ai e vuri veten në dispozicion për të luajtur disa ndeshje si qendërsulmues, por kaq, nuk i pëlqente ta bënte në vazhdimësi.

Ai e cilësonte absurde kërkesën time për ta vendosur në qendër, por ishte e kuptueshme për standardet që ka ai”, deklaroi trajneri i Lazios në lidhje me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency