Sarri: Dominojmë, por e kemi një pikë të dobët
Mauricio Sarri duket se nuk është plotësisht i kënaqur me Napolin e tij ,edhe pse ka marrë 31 pikë në këto 11 javë të para të Serisë A. Tekniku i ‘të kaltërve’ ka vërejtje sa i përket pësimit të golave, duke e cilësuar këtë një difekt të napolitanëve.
“Po, është e vërtetë që jemi paraqitur mjaft mirë dhe kemi dominuar në të gjitha ndeshjet, por pësojmë gol në mënyrë të vazhdueshme. Duhet të pranoj se pësimi i golit është pjesë e jona, të cilën duhet ta heqim’, tha trajneri i Napolit.
Sarri pranoi se objektivi numër 1 i Napolit të këtij sezoni, është titulli kampion, por shtoi se arritja është shumë e vështirë.
“Siugurisht që ne duam të fitojmë titullin dhe nuk fshihemi. Në 11 javë kemi bërë gjëra të mrekullueshme, por 3 skuadra të tjera janë shumë pranë nesh, që do të thotë se kampionati nuk do të jetë aspak i lehtë. Nëse merr 31 nga 33 pikë të mundëshme dhe ende nuk ke siguruar distancë nga ndjekësit, atëherë shikon se nuk është aspak e thjeshtë, të fitosh titullin”, u shpreh Sarri.



