Sarri flet për merkaton dhe këshillon Hazardin
Në vigjilje të transfertës me Borunemouth, tekniku Sarri vjen shumë konciz ne deklaratat e tij lidhur me temën e afrimeve dhe largimeve, ku duhet thënë se për çdo telenovelë të merkatos që mbyllet, ka një të re që hapet.
Ajo mes Hazard dhe Bluve të Londrës që ka nisur që në vitin 2012, me seri të shumta të suksesshme deri në ngërçin e krijuar sezonin e shkuar, kur belgu shprehu me dëshirën më të madhe synimin e tij për të mbajtur veshur fanellën e kampionëve të Europës, duke projektuar tranasferimin e tij në Madrid.
Tashmë belgu i Chelseat projektohet gjithnjë e më larg “Stamfrod Bridge” dhe tekniku Sarri, pesha e të cilit sa vjen e konsolidohet në stolin e klubit anglez, ka disa këshilla jo vetëm për sulmuesin 28-vjeçar, por dhe për drejtuesit e klubit.
“Eden është 28 vjeç dhe nëse dëshiron largimin me çdo kusht, atëherë mendoj se duhet ta bëjë vërtetë. Personalisht shpresoj që të ndodhë e kundërta dhe të vijojë të qëndrojë në Londër për t’u përmirësuar. Hazard ka potencialin për të qenë lojtari më i mirë në Europë aktualisht dhe është detyra ime ta ndihmoj në këtë drejtim. Jam shumë i kënaqur me performacën e tij të fundit”, tha trajneri i londinezëve.
Gjithsesi Sarri në këtë merkato po lë shenjën e tij. Pas afrimit të Higuain, tekniku italian deklaron me bindje se kjo organikë nuk duhet të mbetet pa shërbimet e 18-vjeçarit Callum Hudson-Odoi, të cilin e konsideron një gur të çmuar, vlera e të cilit do të amplifikohej edhe më shumë në rast se largimi i Hazard do të konkretizohej. Talenti anglez u ka kërkuar drejtuesve të klubit të huazohet tek Bayerni, por Sarri nuk dëshiron as ta hapë këtë temë.
“Ky lojtar i detyrohet Chelseat. Është një talent shumë premtues dhe shpejt do të jetë një ndër më të mirët në Europë. Nuk e di nëse një tjetër klub do të merrte vëmendjen dhe durimin që ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë. Ai duhet të qëndrojë dhe të provojë rritjen profesionale në klubin e origjinës”, tha Sarri.



