Serie A

Sarri ka ikur, spektakli jo! Napoli “përmbys” Milanin në një sfidë “të çmendur”

Sarri u largua këtë verë, por spektakli mbeti te Napoli, që sonte dhuroi një përmbysje të magjishme dhe në kufijtë e të pabesueshmes, ndaj Milanit të Genaro Gattusos, në një sfidë të dalë tërësisht jashtë parashikimeve.

Kuqezinjtë e Gattusos befasuan vendasit, duke shënuar me Bonaventurën në pjesën e parë dhe me Calabrian në fillim të 45-minutëshit të dytë, duke dhënë sinjalet se do ta nisnin mbarë sezonin dhe do të ulnin me këmbë në tokë Napolin, por nuk ndodhi kështu.

Një Zeilinski i çmendur, shënoi dy gola të jashtëzakonshëm, në minutat e 53-‘ dhe 67’, duke rikthyer baraspeshën dhe duke rritur ndjeshëm besimin te skuadra e Ancelottit, që thuajse tërë pjesën e dytë e luajti në gjysmëfushën e Milanit.

Mrekullia ndodhi në minutën e 80’, kur i sapofuturi në fushë, belgu Dries Mertens përfitoi nga një top i kthyer në zonë dhe e dërgoi për herë të tretë në rrjetën e Donnarummës, duke u dhënë fitoren e dytë napolitanëve, në po kaq ndeshje.

Nga ana tjetër, Carlo Ancelotti tregoi edhe njëherë se mbetet një trajner fitues, ndërsa i dha një leksion “të rëndë” edhe nxënësit të tij, aktualisht në stolin e Milanit, Genaro Gattuso, me këtë show që skuadra e tij ofroi në katërkëndëshin e blertë të “San Paolos”.

Vlen të theksohet se merita maksimale ka edhe Milani, që i befasoi të gjithë në premierën sezonale, duke luajtur me autoritet dhe guxim, teksa me pak kujdes mund të kishte dalë edhe me 3 pikë nga sfida e sotme, ndonëse përballë kishte Napolin, nënkampionin e sezonit të kaluar.

Juventus bind ndaj Lazios, por Strakosha “tërbon” Ronaldon

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency