Premier League

Sarri ka një plan për të, Kovacic do të jetë “blerja” e re Chelsea-t

Te Chelsea, e ardhmja shihet me shumë pikëpyetje, kjo për shkak të frenimit nga “FIFA”, që i pengon blutë të kryejnë afrime në dy sesionet e radhës në merkato, për këtë arsye Sarri e ka të qartë objektivin kryesor: është dikush nga brenda skuadrës.

Bëhet fjalë pikërisht për mesfushorin kroat, Mateo Kovacic, i cili është i huazuar te Chelsea nga Reali i Madridit. Klubi anglez ka mundësi ta mbajë më gjatë futbollistin në organikë.

Vetë trajneri pak ditë më parë u shpreh se do të bëjë maksimumin që 24-vjeçari të vijojë të jetë pjesë e bluvë të Londrës, kjo për shkak së në skuadër, momentalisht, në atë pozicion Sarri ka të gatshëm vetëm Jorginhon.

Sipas medieve britanike, trajneri italian sheh te Kovacic një mesfushor me të ardhme fantastike. Kroati, në të vërtetë nuk është mesfushor qendre me tipare mbrojtëse, madje të gjithë e dinë që Sarri në atë pozicion kërkon një lojtar shumë teknik. Kovacic plotëson në mënyrë perfekte të gjitha kërkesat që trajneri ka.

Fakti që Reali i Madridit mund të ndërhyjë për të bërë për vete belgun Hazard, pa diskutim do ta ndihmonte Chelsea-n të negocionte me klubin madrilen, që të lejojë Mateo Kovacicin të qëndrojë të paktën edhe për një sezon tjetër i huazuar në “Stamford Bridge”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency