Serie A

Sarri larg Napolit, mendohet rikthimi i Benitez

Me titullin kampion tashmë më larg, Maurizio Sarri mund t’i thotë lamtumirë Napolit. Sipas mediave italiane, humbja kundër Fiorentinës mund të shënojë edhe mbylljen e aventurës së trajnerit te stoli i të kaltëve. Presidenti Aurelio de Laurentiis ka nisur të mendojë për alternativat për zëvendësimin e 59-vjeçarit. Një nga emrat më të përfolur është ai i Giampaolos. Por edhe Rafael Benitez është një kandidat potencial për stolin e Napolit dhe nuk do të ishte aspak surprizë një rikthim i bujshëm i spanjollit. Së bashku me Sarrin do të largohet edhe Drejtori Sportiv, Giuntoli që kërkohet nga Milani.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency