Sarri në dyshim, Abramovich “piketon” trajnerin e Wolves
Nuk ka një ditë qetësi për Maurizio Sarrin. Pas barazimit 1-1 ndaj Wolves, që i largon “blutë” e Londrës nga gara për vendin e katërt, shtypi britanik rikthen zërat për shkarkimin e tij në fund të sezonit, madje kanë identifikuar edhe pasuesin e tij.
Eshtë pikërisht Nuno Espirito Santo, që drejton aktualisht Wolves, i përzgjedhuri për stolin nga Roman Abramovich. Portugezi po bën shumë mirë me një ekip si Wolves këtë sezon, çka ka tërhequr vëmendjen e pronarit rus, i cili e ka në krye të listës nëse Sarri do të dështojë ta kualifikojë skuadrën në Champions League.



