Sarri në telashe, dëmtohet Higuain!
Të tjera për Maurizio Sarrin. 3 ditë para sfidës ndaj Spal trajneri i Juves ka humbur shërbimet e Gonzalo Higuain i cili është dëmtuar në stërvitje dhe rrezikon të mungojë jo vetëm në takimin e radhës në kampionat por edhe në duelet ndaj Lyon në Champions dhe supersfidën e 1 marsit ndaj Interit. Shpresat janë që argjentinasi të rikuperohet në kohë rekord por do të jetë e vështirë, ndërkohë me probleme në kampin bardhezi janë edhe dy mesfushorët Pjanic dhe Rabiot.



