Futboll

Sarri te Juventus? Ja si përgjigjen Jorginho e Emerson

Emri i Maurizio Sarrit vijon të jetë favorit për të zënë pankinën e mbetur bosh të Juventusit, pasi bardhezinjtë vendosën t’i japin duart Massimiliano Allegrit, pas 5 vitesh në stol.

Fillimisht u prit që të përfundonte finalja e Europa Leagues, të cilën ish trajneri i Napolit e fitoi me Chelsean e tij, ndërsa tashmë ende nuk dihet se si po ecin negociatat, por duket se nuk ka akoma një akord me skuadrën londineze, ku Sarri ka edhe një vit kontratë.

Nga grumbullimi i kombëtares italiane, në Koverciano, kanë folur për këtë çështje edhe dy futbollistët “italianë” të Chelseat, Emerson dhe Jorginho, të cilët kanë punuar pikërisht me Sarrin deri fundjavën e kaluar.

Jorginho: Napolitanët kanë Sarrin në zemër dhe ëpr ta do të ishte një tradhti. Janë të gatuar kështu, por të shohim se çfarë do të ndodhë.

Emerson: Për mua, Sarri duhet të qëndrojë te Chelsea, por më pas nuk i dihet asnjëherë se çfarë do të ndodhë.

Emrat e të dy futbolistëve, janë përfolur në merkato, si përforcime të mundshme për skuadra të kampionatit italian. Për Jorginhon mendohet se mund të shoqërojë Sarrin te Juventusi, ndërsa Emerson mund t’i bashkohet Antonio Contes te Interi.

Jorginho: Italia më mungon shumë, pasi e dua këtë vend dhe do të preferoja të jetoja gjatë këtu. Një ditë do kthehem patjetër.

Emerson: Edhe unë do të doja që një ditë të kthehesha në Itali dhe në Serinë A. Kam ardhur i vogël këtu dhe familja ime është e dashuruar me Italinë, por për momentin mendoj vetëm për Chelsean.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency