Merkato

Sarri tek Juventusi? Vendimi çështje orësh

Zbulimi i të ardhmes së Maurizio Sarrit është çështje orësh. “Sipas Gazzetta dello Sport”, tekniku toskan dhe Juventusi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për gjithçka, por fjala e fundit i takon pronarit të bluve të Londrës, Roman Abramovich. Manjati rus dhe trajneri italian do të zhvillojnë gjatë kësaj të premteje takimin vendimtar për vijimin ose jo të bashkëpunimit. Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka qenë i pranishëm në Baku për mbledhjen e ekzekutivit të UEFA-s, ku është takuar edhe me drejtuesit e Chelsea-t, për të kuptuar mundësitë e nënshkrimit me Sarrin.

Situata është ndërlikuar jo pak me suksesin e Chelsea-t në finalen e Championsit. Logjikisht, Sarri duhet të konfirmohet në detyrë, sidomos në rast se Chelsea-t nuk do t’i lejohet ndërhyrja në merkato në dy sesionet e ardhshme (verë-dimër). Duke qenë se tashmë e njeh mirë ambientin, mbetet njeriu më i përshtatshëm për të drejtuar grupin aktual të Chelsea-t.

Tek Juventusi kanë shumë besim, edhe për faktin se menaxheri i Sarrit, shqiptari Fali Ramadani, ka udhëtuar drejt Londrës ku ka arritur një marrëveshje me drejtuesen e fuqishme të klubit londinez, Granovskaia, për prishjen me konsensus të kontratës. Me 6-7 milionë euro dëmshpërblim, Chelsea me shumë mundësi do të lërë të lirë Sarrin të marrë drejtimin e kampionëve të Italisë. Fjala e fundit i takon gjithmonë Roman Abramovichit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency