Sarri, ultimatum Lotitos: Në qershor qëndroj unë ose Tare!
Situata e brendshme te klubi i Lazios duket se nuk është në momentet më të mira. ‘Il Mesaggero” ka analizuar gjendjen e klubit, me trajnerin Maurizio Sarri, i cili pas merkatos së dimrit i ka vendosur ultimatum Claudio Lotitos.
Tekniku i ka kërkuar që deri në muajin qershor të zgjedhë mes qëndrimit të tij ose të drejtorit sportive, shqiptarit Igli Tare te Lazio. Duket se mes teknikut toskan dhe Tares ka shumë mospërputhje dhe Sarri do të dëshironte të kishte më shumë peshë për sa i përket zgjedhjes së lojtarëve që dëshiron të ketë në ekipin e tij.
Pakënaqësitë janë shtuar shumë edhe te tifozët, pasi në 23 ndeshje të luajtura Lazio ka mundur të mbledhë vetëm 33 pikë dhe renditet në vend të 8 të tabelës së Seria A. Madje më tej nga mediat italiane shtohet se të enjten (nesër) në orën 13:00 tifozët do të protestojnë për rezultatet e dobëta të skuadrës.



