Europa League

Sarrit i kthehet N’Golo Kante, optimizëm te Chelsea

Skuadrat angleze janë të destinuara për të luajtur finalet e kupave të mëdha europiane dhe në këtë kontekst blutë e Londrës kanë nisur përgatitjet dhe seancat stërvitore për finalen ndaj Arsenalit, në Europa League, që do të zhvillohet në Baku gjatë javës së ardhshme. Lajme të mira vijnë nga infermieria për trajnerin Sarri, të cilit i rikthehet në gjendje optimale edhe i dëmtuari N’Golo Kante. Chelsea vjen me një statistikë pozitive, nuk ka pësuar disfatë në sfidat e fundit, ndaj shpresa për ta vijuar serinë e sukseseve edhe në këtë finale është e madhe. Nga ana tjetër, “Topçinjtë” do të zbresin në fushë pa mesfushorin Mkhitaryan, me lojtarin që ka vendosur të mos udhëtojë në Baku të Azerbaixhanit për shkak të tensionit politik që ekziston mes vendlindjes së tij, Armenisë, dhe Azerbaixhanit, që organizon këtë finale. Për të mbetur tek organika e Chelsea-t, lojtarët Cesar Azpilicueta dhe Willian folën në prag të kësaj sfide, që mbart emocione të mëdha në vetvete, .

Kemi luajtur në shumë ndeshje të rëndësishme, por një finale si kjo e Europa League-s krijon një tjetër impakt. Jemi shumë optimistë dhe shpresojmë që të mund të ngremë lart trofeun europian,” – shprehet kapiteni i bluve të Londrës, Azpilicueta, që më pas, referuar spekulimeve medatike mbi të ardhmen e trajnerit italian, Sarri, në stolin e Chelsea-t, shton. – ”Ky nuk është një vendim që merret nga lojtarët, pasi trajneri ka një kontratë me klubin. E dimë që skuadra jonë rrethohet nga aludime të shumta, por tashmë jemi të fokusuar vetëm tek rezultati i kësaj finaleje, kemi punuar fort për të arritur këtu, ndaj kërkojmë të shpërblehemi me nje fitore.

Willian, ndërkohë theksoi se finalet mbeten gjithnjë të vështira dhe rezervojnë jo pak surpriza, ndaj shanset e tyre drejt një fitoreje i mendon si 50-50.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency