Bundesliga

Schalke turpërohet, kapiteni dorëzon shiritin te tifozët ultras!

Nga Champions League te rreziku për të luajtur në Bundesligën e dytë sezonin e ardhshëm. Nuk ka fund kriza e skuadrës Schalke 04, që këtë sezon po zhgënjen në Bundesliga dhe rrezikon rënien nga kategoria. Humbja 0-4 që skuadra ka pësuar në fushën e saj ndaj Fortuna Dusseldorf ka bërë që tifozët të vërshëllejnë skuadrën. Madje një grup nga tifozët ultras kanë hyrë në fushë, duke detyruar lojtarin Benjamin Stambouli që mes lotësh të dorëzojë shiritin e kapitenit.

Edhe trajneri Domenico Tedesco është pranë shkarkimit pas kësaj humbje, ndërkohë që në konferencën e shtypit u mbrojt, duke thënë: “Në fushë pashë një ekip pa jetë”. Schalke është pranë eliminimit edhe nga Champions League, pas humbjes 2-3 ndaj Manchester City në ndeshjen e parë të luajtur në Gjermani. Por ngjarja e fundit ka thelluar krizën te Schalke 04, tashmë pa kapiten.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency