La Liga

“S’e braktis Atleticon”, lojtari i Kombëtares refuzon Conten dhe Tottenhamin

Atletico Madrid pagoi 35 milionë euro tek Udinese për kartonin e Rodrigo De Paul, por mesfushori argjentinas nuk ia ka dalë të sigurojë një post fiks titullari tek ekipi i Diego Simeones.

Disa klube të ndryshme janë interesuar për 28-vjeçarin. Fiorentina tentoi ta rikthente në Itali, ndërkohë që Antonio Conte e dëshiron te Tottenham.

Gjithsesi, De Paul është i përqendruar vetëm tek Atletico. Mesfushori latin ka refuzuar çdo ofertë, përfshirë edhe atë të Contes për ta pasur tek ekipi londinez.

Viti i parë në La Liga nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar, por lojtari potent beson se sezoni i ri do të jetë ndryshe. Duke luajtur mirë me Atleticon, De Paul shpreson të mbërrijë sa më në formë me Argjentinën e tij në Botërorin e Katarit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency