Futboll

Seattle fiton titullin në Perëndim, sërish përballë Torontos në finalen e madhe të MLS(Video)

Historia përsëritet. Për të dytin vit radhazi finalja e madhe e Major League Soccer, sfidë në të cilën do të vendoset fati i titullit kampion i sezonit të vitit 2017-të do të diskutohet mes kampionëve në fuqi të Seattle Sounders dhe kanadezëve të Torontos. Edhe finalja e kthimit në Perëndim u dominua nga Clint Dempsey me shokë me Seattle që mposhti me 3-0 në CenturyLink Field, Houston Dynamon duke fituar titullin e konferencës për të dytin vit radhazi. Toronto tashmë do të ketë mundësi të hakmerret për finalen e humbur pas goditjes së penalltive vitin e kaluar por përballë Sounders skuadra kanadeze nuk do ta ketë aspak të thjeshtë.Me rezultat përgjithshëm 5-0 formacioni i trajnerit Schmetzer eliminoi Houston-in duke u kualifikuar në finalen e madhe të MLS. Serinë e golave për skuadrën nga Washingtoni e hapi spanjolli Victor Rodriguez që sezonin e kaluar ishte pjesë e Sporting Gijon në La Liga. Ylli i ekipit amerikani Clint Dempsey me golin e dytë në minutën e 57-të vulosi çështjen e kualifikimit për Sounders ndërsa për ta bërë më të bukur fitoren e Seattle mendoi Bruins që realizoi edhe të tretin në minutën e 73-të. Ka vetëm 10 vite histori si klub por në datën 9 dhjetor në stadiumin BMO Field të Torontos ekzaktësisht si një vit më parë Seattle Sounders e yjeve si Clint Dempsey, Nicolas Lodeiro që është edhe kapiten i skuadrës dhe Victor Rodriguez do të tentojë të mbrojë titullin e Major League Soccer për një sukses që nëse arrin ta realizojë do të ishte historik.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency